Rita Ora ka folur haptas për romancën me Andrew Garfield dhe raportin që ka me Liam Payne.

Këngëtarja Rita Ora ka folur për jetën e saj private dhe nëse ajo është në lidhje, pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundi, shkruan Mirror.co.uk.

Rita Ora ka folur për romancat e saj, pas thashethemeve se pasi u nda nga Andrew Garfield mund të jetë në romancë me Liam Payne.

Ylli i pop-it 28-vjeçar thuhet se është ndarë nga aktori i “Spider Man”, Andrew Gardield në mars dhe është lidhur me ish-yllin e “One Direction”, Liam Payne.

Këngëtarja ka hedhur poshtë thashethemet rreth lidhjes së dashurisë, duke thënë se tani është përqendruar vetëm në karrierën muzikore dhe deklaroi se lidhja “nuk është prioriteti i saj kryesor”.

Duke folur për “TheSun”, Rita foli pëe vështirësitë e lidhjeve, kur jeta e saj është në qendër të vëmendjes.

Rita tha “Nëse është shumë e vështirë, kjo e vërteton se nuk është koha e duhur”.

“Jam lidhur me çdo njeri me të cilin jam takuar, por, për të qenë vërtet e sinqertë me ju, tani një marrëdhënie nuk është përparësia ime kryesore. Por unë nuk dua ta lë edhe atë vonë, sepse dua të kem një familje madhe në të ardhmen”, shtoi ajo.

Rita, e cila është gati të nis turneun evropian për albumin e fundit “Phoenix”, hodhi poshtë raportimet se vshtë në lidhje me Liam.

Ajo tha: “Unë e di që njerëzit kanë thënë se kam diçka me Liam Payne, ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë , ne jemi bërë miq të ngushtë”.

“Është e pazakontë të shohësh një djalë dhe një vajzë si miq të ngushtë dhe është e pazakontë që dy njerëz të famshëm të kenë një lidhje dhe jo të lidhin”, deklaron Rita. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË