Sërish janë kthyer kolonat në Merdare.

Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kufirit në Merdare janë deri në 2 orë e 30 minuta, ndërkaq për të dalë, nga e njëjta pikë kufitare, nevojiten 20 deri në 40 minuta.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra për Menaxhim Kufitar.

Ndryshe, me pritje të tilla madje edhe me të gjata, në të njëjtën pikë, janë përballur qytetarët në muajt e verës. Pritjet kanë shkuar në më shumë se 7 orë.

MUND TË JU PËLQEJNË