Cliqme ka reaguar pas tërmetit në Shqipëri.

Reperi Cliqme ka një lidhje të veçantë me shqiptarët, madje ditë më parë publikoi këngë në gjuhën shqipe, me titullin “Pavarësia”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

“Lutemi për Shqipërinë. Zoti ju ndihmoft. Shpreh ngushllimet e mija me te Perzemerta, per cdo Shqipetar qe ka humbur jeten, dhe cdo familjar qe ka humbur njerezit e vet nga kjo tragjedi. Per fat te keq tani e pash fatkeqesine qe e ka kapluar vendin tone, dhe mu be mishi koker. Uroj te kaloj sa me shpejt kjo situate, e uroj te jem ne gjendje qe tju ndihmojme te gjithe atyre qe jane prekur nga kjo fatkeqesi, Zoti qofte me ju”, janë fjalët e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË