Peshku duhet të jetë të paktën njëherë në javë në tryezë, për shkak të vlerave të rëndësishme që i jep organizmit tuaj.

Përbërësit e nevojshëm:

2 levrek

2 patate

vaj ulliri

4 thelpinj hudhër

4 feta limon

majdanoz

10 domate qershi

50 gr ullinj

Mënyra e përgatitjes:

Si fillim prisni në sipërfaqe peshqit me ndihmën e një thike. Në një tavë me vaj ulliri vendosni patatet. Tani vendosni peshqit dhe i marinoni me kripë.

I mbushni me hudhra, fetat e limonit dhe majdanoz sipas dëshirës. Shtoni edhe disa pomodorini sipër tavës, ullinj e dy feta limoni.

I marinoni edhe njëherë me kripë e vaj ulliri. I fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë.

MUND TË JU PËLQEJNË