Përbërësit:

Bukë

Qumësht

Sos domatesh

Sallam

Kaçkavall

Kërpudha

Origano

Përgatitja

Marrim bukën dhe e presim në feta të holla të cilat i rendisim në tavë për pjekje. Mbi çdo fetë buke hedhim nga një lugë qumësht, i lyejmë me sos domatesh dhe mbi çdo fetë buke vendosim sallam, kaçkavall, kërpudha dhe mbi to rigon.

Në një enë të thellë thyejmë një vezë e rrahim me pirun dhe me furçë kuzhine lyejmë çdo copë buke me vezën e rrahur.

Këto i vendosim në furrë dhe pjekim në temperaturë prej 200 gradë, derisa vezët të skuqen.

MUND TË JU PËLQEJNË