Përbërësit:

1 kg manaferra të freskëta

600 gr sheqer

1 sheqer vanilje

2 limona

Përgatitja:

Hapi 1

Manaferrat lajini mirë e më pas lërini të kullojnë.

Hapi 2

Bashkojini me sheqerin në një tenxhere të madhe, ku do të zieni marmelatën.

Hapi 3

Lëreni të pushojë në frigorifer gjatë natës e pas kësaj përizejeni mirë me lugë druri. Më pas kullojani lëngun.

Hapi 4

Lëngun e fituar ziejeni në një tenxhere për afro gjysmë ore.

Hapi 5

Sapo të nis të karamelizohet, shtojani lëngun e një limoni dhe vaniljen.

Hapi 6

Manaferrat bashkojini me lëngun e zier dhe të gjitha bashkë bluajini me blender dore.

Hapi 7

Pas kësaj vazhdojeni zierjen në zjarr të lartë për afro 20 ose 30 minuta.

Hapi 8

Recelin e përfituar zbrazeni në kavanozët e sterilizuar, mbyllini mirë dhe lërini të ftohen me kokë teposhtë.

Hapi 9

Pas kësaj, mbajini në qilar.

Hapi 10

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË