Pas 8 vitesh epike, fansat e serisë popullore televizive “Game of Thrones” u mblodhën në Los Angeles të dielën për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej shfaqjeve më të përfolura në historinë e televizionit.

Por, Game of Thrones u shikua tej mase edhe nga shqiptarët, madje një nga adhurueset e “zjarrta” të këtij prodhimi të suksesshëm kinematografik, ishte edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, përcjellë Indeksonline.

Ajo shpesh ka komentuar këtë seri, ndërsa pas përfundimit ka postuar një fotografi ku shihet me telefon në dorë e ku shkruan: Unë tu i lexu reagimet pas Game of Thrones!

Ndryshe, Game of Thrones ka qenë në shënjestër të kritikave gjatë viteve, për dhunën e pakuptimtë dhe për përdorimin e vazhdueshëm të përdhunimit si një mjet dramatik.

 

MUND TË JU PËLQEJNË