Kryeministri në largim Ramush Haradinaj me bashkëshorten e tij Anitën ishte mysafirë special në një dasëm në Suharekë.

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj e ftoi çiftin në ahengun familjarë për të cilët thotë se ishin të ftuarit special, shkruan “Kosovarja”.

Muharremaj në llogarinë e tij në nstagram ka publikuar disa fotografi me Ramushin e Anitën të cilët marrin vëmendje nga të gjithë.

“Sonte kemi gëzim si familje, sepse martohet djali i vëllaut.
Natyrisht jemi të nderum që kemi edhe musafirë të veçantë.

Faleminderit !”, ka shkruar i pari i Suharekës në Instagram.

Çifti Haradinaj duken bukur dhe shumë elegatë e si çdo herë të buzëqeshur krah njëri-tjetrit. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË