Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë për këtë festë, duke ftuar të gjithë shqiptarët të jenë solidarë me njëri-tjetrin, raporton KTV.

Po ashtu, për vizitë në BIK, ka qenë edhe Ipeshkvi i Kosovës Don Lush Gjergji, i cili ka thënë se është kënaqësi që shqiptarët kremtojnë festat së bashku.

Derisa Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pas urimit për festën e Kurban Bajramit, ka thënë se gjendja në vend është nën kontroll, derisa nuk ka pasur asnjë incident deri më tani.

MUND TË JU PËLQEJNË