Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj pas dorëheqjes nga posti I kryeministrit ka filluar fushatën elektorale në të gjitha qytetet.Ndalesa e radhës e Haradinajt ka qenë qyteti i Gjakovës.

Ai aty është takuar me strukturat e partisë dhe ka theksuar se beson fuqishëm në një fitore të radhës.

“Gjatë kësaj qeverisje dy vjeçare, kemi marrë drejtim politik, që temat e shtetësisë të vendosën në Kosovë. Përmbyllja e konsolidimit të brendshëm, fuqizon vendin në planin rajonal dhe atë ndërkombëtar.

Përcaktimi i gjërë qytetar për konceptin 100% shtet, si trashëgimi e një qeverisjeje të guximshme dhe vepruese në vendimmarrje sovrane, i hapë përspektivë epokës së ekonomisë, duke krijuar kushte për jetë dinjitoze për të rinjtë, në vendin e tyre” ka thënë Haradinaj para strukturave të AAK-së në këtë qytet .

MUND TË JU PËLQEJNË