Çdo gjë po ndodhë pas perdes! Buzëqeshjet e grupeve punuese të dy partive që kanë fituar të drejtën për ta formuar qeverinë e Republikës së Kosovës, janë tërësisht fals, në raport me realitetin, shkruan “Kosovarja”.

Sipas ngjarjeve që po rrjedhin, LDK-ja do të pajtohej ta nënshkruante një koalicion me VV-në, vetëm nëse do t’i takonin postet e presidentit dhe të kryetarit të parlamentit.

LDK-ja po rezonon me kutin e trajtimit të postit të kryeministrit si dhuratë nga LDK-ja!

Në fakt, posti i kryeministrit nuk është shpërblim për VV-në, por ka dalë nga vullneti elektoral. Populli e ka dhënë mandatin për Albin Kurtin kryeministër.

Andaj, ky post nuk është për negocim. Mirë do të ishte të mos negociohej as posti i presidentit të shtetit, e që do të dilte pas pazareve partiake.

Sepse, do të ishte mirë të ndryshohej ligji për zgjedhjet dhe në kuadër të tij të aplikohet zgjedhja e presidentit nga populli.

Mund të shkohet, si çdo kund, me dy kandidatë për president dhe më i votuari të shpallet fitues i zgjedhjeve.

LDK-ja do të ishte normale ta kërkonte postin e kryetarit të kuvendit, por jo edhe shtatë ministri dhe presidentin me kryeparlamentarin.

U dëgjua nga Lumir Abdixhiku edhe ideja se Isa Mustafa të merr detyrën e presidentit të vendit kur të vijë koha e lirimit të postit nga Hashim Thaçi.

Dhe, kjo deklaratë u dha në formë zyrtare, ndonëse deri më tani nuk është thënë në dozat e një zyrtariteti, por vetëm është përmendur shkarazi.

Andaj, LDK-ja po bën obstruksione në rrumbullakimin e formimit të qeverisë, sepse po e konsideron Albin Kurtin si kandidat për kryeministër që vjen nga pazaret politike dhe sikur atij po ia dhuron postin e kryeministrit.

Pra, LDK-ja, e cila tash për tash doli e dyta në zgjedhje, po kërkon ta rritë rejtingun, duke e maksimalizuar veten!

Sidoqoftë, dy momente janë vendimtare që kjo parti është këtu ku është:

Një, rizgjedhja e Isa Mustafës kryetar partie, e që e ruajti unitetin partiak nga fraksionimi shumë i mundshëm i disa elementeve, që dihet se nuk janë bash pro këtij diskursi politik kah po shkon LDK-ja;

Dy, kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre të vendit e ka rritur ndjeshëm votuesin pro kësaj partie. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË