Kohë më parë doli nga shtypi libri i gazetarit Nuhi Bytyçi, me titull “Libri i luftës”.

Autori zgjodhi Tetovën për të bërë promovimin e tij, pikërisht, shkaku se Tetova, veç të tjerash, njihet edhe si qendër kulturore e shqiptarëve.

Në këtë libër autori paraqet përvojën dhe punën e tij dhjetëvjeçare në gazetari, duke filluar me grevën e minatorëve të “Trepçës”, pastaj mbylljen e Televizionit të Prishtinës, luftën në Kosovë, në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës.

Pra, ky është libri i luftës për të vërtetën e Kosovës, libri i luftës së UÇK-së, të Kosovës së lirë, i luftës për shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni, libri i luftës për mbrojtjen e UÇK-së në Tribunalin e Hagës dhe libri i rrugëtimit për pavarësi.

Në këtë manifestim, pa dyshim, nuk mungoi ai i cili edhe e financoi këtë libër. Ai është filantropi dhe veprimtari i çështjes kombëtare, njeriu i cili gjithmonë është aty ku lypet nevoja, biznesmeni i njohur Lazim Destani.

Sponsori dhe afaristi i suksesshëm edhe në nivel ndërkombëtar, Lazim Destani, ka thënë se duke e njohur mirë veprimtarinë e gazetarit të dëshmuar profesionist, Nuhi Bytyçi, qysh nga vitet 90, ka vlerësuar se duhet ta mbështes pa asnjë rezervë botimin e librit të tij, i cili, pa dyshim, ka përmbajtje dhe vlera tejet të çmueshme për historinë më të re kombëtare.
Destani ka shprehur gatishmërinë që të kontribuojë edhe për përkthimin dhe botimin e “Librit të luftës” edhe në gjuhën angleze.

Në vazhdim dëgjoni me video fjalën e filantropit Lazim Destani… /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË