VV-ja dhe LDK-ja do të presin fundjavën, duke shpresuar se njëra nga këto dy parti do e thyej betonimin, duke lëvizur nga qëndrimet dhe parimet e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Fjala është për kthimin e bisedimeve në pikën zero. Do të thotë se posti i kryeparlamentarit t’i kthehet LDK-së.

Të dy partitë fituese kanë marrë ¼ e votave elektorale të datës 6 tetor dhe të vetme nuk mund ta bëjnë asnjëra qeverinë, edhe pse VV-ja, në vazhdimësi, e ka konfirmuar rolin e vet si fituese absolute.

LDK-ja ka marrë vendim që t’i jepet VV-së afat deri në fund të javës dhe nëse ajo nuk përgjigjet në kërkesën e tyre, pra me kthimin e kryeparlamentarit, nuk do të ketë marrëveshje për koalicion ndërmjet këtyre dy partive.

Ndërkaq, VV-ja këmbëngulë se nuk ka kthim prapa dhe se kryeparlamentari nuk do të shkarkohet.

Në anën tjetër, edhe LDK-ja ka konfirmuar se nuk do të ketë marrëveshje pa kthim të bisedimeve në pikën fillestare.

Andaj, nëse njëra nga këto dy parti nuk do të lëshojë pe nga qëndrimet e veta, atëherë spektri politik kosovar do të vendosë me anë të deputetëve në Kuvendin e Kosovës ta votojë një qeveri të pakicës.

Kjo do të thotë se qeveria e Kurtit do të ketë validitet dhe t’i votojë disa prioritete të agjendës së patjetërsueshme, si, bie fjala, buxhetin dhe, eventualisht, ndonjë temë që mund të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare. Konkretisht, heqja e taksës.

Dhe, më të përfunduar këto tema, Kurti të ofrojë dorëheqje.

E, nëse nuk bëhet as qeveria e pakicës, e që pak gjasa ka të bëhet, atëherë fituesi i dytë është LDK-ja, e cila do e ketë rastin ta bëjë qeverinë me subjekte të tjera politike, duke e pasur përkrahjen e PDK-së, aty ku është nevoja, apo aty ku janë temat madhore. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË