Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka njoftuar se gjysmë ore para se ta shkarkonte ministrin e Brendshëm të Kosovës, Agim Veliun, e ka njoftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

“Unë e kam njoftuar më shumë se gjysmë orë më parë kryetarin e LDK’së për vendimin që kam marrë, dhe kam kërkuar emërimin e ri. Në marrëveshjen e koalicionit ne jemi zotuar që të mbajë qëndrime të njëjta. Po mos të ishte deklarimi i mesnatës i ish-ministrit Veliu, sot do të kishim një situatë tjetër. Por, tash e kemi qeverinë e re, nuk mund të kemi në Qeverinë e re që i sinkronizojnë dhe harmonizojnë qëndrimet me Qeverinë e vjetër”, është shprehur Kurti.

Tutje, kryeministri tha se as Mustafa nuk u konsultua me të në momentin kur e mbështeti kërkesën e presidentit, Hashim Thai, për propozimin e gjendjës së jashtëzakonshme.

“As për deklarimin e djeshëm, që mbështeti shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk u konsultua me mua. Kjo është shkelje e marrëveshjes tonë, sepse nuk mundesh ta mbështetësh presidentin pa u konsultuar me partnerin tënd të koalicionit”, ka thënë Kurti.

Në fund, Kurti tha se në takimin me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnet, nuk është diskutuar çështja e tarifës.

“Me ambasadorin Kosnet, në takim nuk e kemi diskutuar tarifën”, shtoi Kurti.

MUND TË JU PËLQEJNË