Ishte vetëm 14 vjeçare kur së bashku me babain e saj vendosi t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shqipe Mehmeti – Selimi thotë se mburret se ishte pjesë e UÇK-së.

Përderisa nëna së bashku me tre fëmijët e tjerë kishin vendosur t’iu bashkoheshin familjeve të Drenicës, për t’a ndihmuar nga jashtë UÇK-në, ajo dhe babai i saj kishin veshur uniformat dhe kishin marrë armët për të luftuar për atdheun.

Nga marsi i vitit 1998 e deri në përfundim të luftës së UÇK-së, Shqipja së bashku me të atin qëndruan nën shërbim të vendin.

“Ne edhe sot jemi UÇK edhe pse jemi demobilizu”, thotë ajo.

Përgjatë rrëfimit të saj, Shqipe Mehmeti flet edhe për takimin me 10-shin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ajo dinte edhe gjuhën angleze edhe atë gjermane me raste punonte edhe si përkthyese. Mehmeti – Selimi tregon edhe për atë se si e sheh sot Kosovën pas 20 vitesh.

Ushtarja në atë kohë 14 vjeçare tregon edhe për momentet më interesante që përjetojë gjatë luftës, lënia e një vendi si Gjermania dhe kthimi në Kosovë për të luftuar për çlirim.

Gjatë intervistës ajo flet edhe për intervenimin e NATO-s. për manifestimin që u mbajte me 12 qershor në Kosovë si dhe ardhjen e dy figurave kyçe që luajtën rol të pa zëvendësueshëm në Çlirimin e Kosovës, ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretaren, Madaleine Albright.

MUND TË JU PËLQEJNË