Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 38 mijë e 232 veteranë sa ishin në janar të vitit të kaluar, mbetën vetëm 38 mijë e 101 në dhjetor.

Qyteti që ka më së paku veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është Mamusha, me vetëm një të tillë, sipas ASK-së.

Kurse, qyteti me më së shumti veteranë është Deçani, ku janë të regjistruar 4082 veteranë të luftës, e pasuar nga Gjakova.

Teksa ishin publikuar listat me emrat e veteranëve të rrejshëm, Prokuroria Speciale e Shtetit kishte deklaruar se ishte dëmtuar buxheti i shtetit.Ajo ka konsideruar se Agim Çeku e 11 ish-anëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohje të Statusit të Veteranit të UÇK-së, kanë qenë vazhdimisht në dijeni se numri i veteranëve po rritej vazhdimisht e që po dëmtohej me miliona euro buxheti i shtetit, me ç’rast ata kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

MUND TË JU PËLQEJNË