Është bërë afër dy viteve që ka lansuar në treg kremin e fytyrës, e që marka e së cilës është emri i saj M.B.

Mihrije Braha pas shumë diskutimeve dhe fjalëve përreth, vendosi që këtë krem ta drejtojë tek të gjitha femrat në mënyrë që ato të duken më rinore, aq sa kjo, shkruan Kosovarja.

Në një farë mënyre, është përkujdesur që për të gjitha gratë e moshuara të ketë diçka që ato të jenë më të kujdesshme ndaj lëkurës së tyre.

Pasi ka kohë që e reklamon këtë krem me inicialet e emrit të saj, e a është produkt i saj ajo, nuk e dijmë, por efektet e këtij kremi po shihen në fytyrën e Mihrijës, që besojmë se e përdorë që të dëshmojë sa efikas është.

E, kjo vetëm sa na dëshmoi se nuk qëndron vetëm çështja e natyrës që ia ka dhuruar gjithë këtë bukuri, por ka edhe shumë dukuri të tjera që ia shtyjnë plakjen.

Kurse, sa i përket muzikës, ajo këto ditë ka lansuar klipin më të ri “Mashallah” në bashkëpunim me Lorën, të cilin mund ta shihni në portalin tonë tek prezantimi – klipet e reja. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË