Mënyra e përgatitjes së këtij vakti me salcë është shumë e thjeshtë, ndërsa shija e pabesueshme.

Në një tigan të thellë ngroheni vajin, shtoni mishin e pulës, kriposeni e piperoseni.

Skuqeni për afro 10 minuta.

Më pas largojeni nga tigani e pasi të jetë ftohur pak, priteni.

Në tiganin ku keni skuqur pulën, shtoni qumështin, lëngun e supës dhe hudhrën.

Kriposeni e piperoseni dhe lëreni të ziejë.

Më pas shtoni makaronat e ziera dhe vazhdojeni zierjen edhe për 3 minuta të tjerë, duke e përzier vazhdimisht.

Në fund, shtalpën bashkojeni me parmezan dhe shtojani salcës. Lërini të ziejnë bashkë derisa të trashet salca.

Në pjatë, së pari vendosni makaronat me salcë, ndërsa sipër tyre pulën e skuqur.

Zbukurojeni me magdanoz.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË