Sonte në orën 21:00 do të mbahet finalja e madhe e Festivalit të RTSH-së që përcakton fituesin, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Bazuar në klikimet në kanalin Youtube, duket qartë se publiku ka zgjedhur Elvana Gjatën që të rrëmbejë fitoren. Ajo numëron plot 3.1 milion klikime, ndërkohë që artistët e tjerë nuk kanë arritur ende milionin e parë.

Menjëherë pas saj renditet Arilena Ara me 568 mijë klikime dhe Albërie Hadërgjonaj me 516 mijë klikime.

Të treja kanë qenë në qendër të diskutimeve si pretendentet për fitoren e madhe që do çojë Shqipërinë në Eurosong 2020, në Rotterdam të Holandës.

Megjithëse artistët kanë marrë vëmendjen e publikut, fitoren do ia japë juria e përzgjedhur për këtë vit.

Ndër surprizat e natës finale janë performancat e Eleni Foureirës dhe Giusy Ferrerit që pritet të elektrizojnë publikun e pranishëm në sallë.

MUND TË JU PËLQEJNË