Lala Limaj u martua me Veron Selmanin, me të cilin ishte fejuar vitin e kaluar

Në familjen Limaj ishte një mbrëmje speciale. Lala, vajza e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj i dha fund beqarisë mbrëmë.

Ajo u martua me Veron Selmanin, me të cilin ishte fejuar në vitin 2016 në një ceremoni private familjare.

Me fustan të bardhë Lala dukej jashtëzakonisht bukur, përkrah bashkëshortit. Në një fotosesion të realizuar nga Norik Uka, pamjet dukeshin përrallore.

Nga disa fotografi të publikuara në Instagram shihen Fatmir Limaj dhe gruaja e tij, bashkë me djalin e nusen e djalit e që duken mjaft të lumtur për dasmën e vajzës së tyre. Ashtu siç e do rendi e tradita, ajo kishte organizuar natën e beqarisë, ku edhe aty u duk si princeshë.

Lala Limaj mësimet i ka ndjekur në shkollën Milenimu i Tretë, aktualisht është studente në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”. Ndërsa partneri i saj Veron Selmani është duke punuar në Universitatin Amerikan në Kosovë, RIT, dhe jeton në Prishtinë.

Ndryshe, Fatmir Limaj ka katër fëmijë tri vajza dhe një djalë me bashkëshorten e parë tashmë të ndjerë, dhe ka një vajzë me gruan e tij të dytë.

MUND TË JU PËLQEJNË