Janë disa shenja zodiakale që nuk krijojnë dot një lidhje të qëndrueshme dhe arsyeja është se kanë frikë të dashurohen me personin e gabuar dhe të zihen në kurth. Zbuloni cilat janë.

Dashi
Duke qenë një shenjë e pasionuar dhe impulsive, Dashi ka frikë të dashurohet sepse nuk arrin të kontrollojë emocionet e tij. Ka frikë mos ‘mbërthehet’ nga kjo ndjenjë e bukur dhe merr vendimet e gabuara.

Binjakët
Shenja zodiakale e Binjakëve është gjithmonë në kërkim të asaj çka e bën të lumtur për të planifikuar të ardhmen e vet. Dashuria e tremb sepse nuk arrin të braktisë dot individualitetin e saj dhe nëse dashurohet, duhet t’i bëjë llogaritë edhe për një person tjetër. Në përgjithësi, preferon aventurat dhe marrëdhëniet e shkurtra.

Gaforrja
Gafrorja është shumë e ndjeshme dhe ka frikë të dashurohet sepse jeta e saj do të ndryshojë totalisht kur të takojë personin për të cilin do t’i rrahë zemra. Për fat të keq kjo shenjë merr shumë zhgënjime për shkak të ndjeshmërisë së madhe emocionale. Kur mëson të ecë vetë, ka shumë frikë ta hapë përsëri zemrën.

Shigjetari
Shigjetari jeton për lirinë dhe është vazhdimisht në lëvizje. Frika e tij është pikërisht kjo: duhet të ngadalësojë ritmet e jetës së tij për të ecur përkrah personit që do. Ndonjëherë mund të ndihet konfuze dhe në akth, sidomos për çështjet e zemrës.

MUND TË JU PËLQEJNË