Nuk jam plotësisht i sigurt nga t’ia nis – këtë shtator i bëmë 5 vjet të martuar. As nuk e mbaj mend as pse pranova. Nuk më detyroi askush të martohesha me ty, as ti me mua. Të dy pranuam që t’i bënim prindërit tanë të lumtur, shkruan “Kosovarja”.

Në fillim isha “i lumtur” me idenë, por sa më shumë afrohej data e dasmës, aq më i irrituar bëhesha. Gjatë gjithë ceremonisë së dasmës nuk isha i lumtur, por mendoja me vete që çdo gjë do gjente zgjidhje.

Muajt e parë të martesës ishin si një libër, të prezantova me gjithë miqtë e mi të ngushtë dhe u përpoqëm të njihnim njëri-tjetrin. Gjithsesi, ishte gjithnjë një mendim që më bezdiste në mendje e më thoshte se diçka nuk shkon.

Jashtë grupit të miqve të ngushtë, kolegëve të punës, askush nuk e di që jam i martuar. Për botën ti je një sekret, askush nuk di se na lidhë bashkë diçka bashkë.

Çiftet e tjera ndërrojnë emrat në rrjete sociale, postojnë foto të njëri-tjetrin, postojnë detaje të përvjetorëve, takimeve, pushimeve. Unë jo!

Unë kujdesem për ty, të shërbej, të blej çdo gjë që do, por nuk kam një lidhje emocionale me ty. E vërteta është se asnjëherë nuk të desha si duhej apo të ta ktheja dashurinë që ke për mua.

Është e dhimbshme të të shoh kur më vështron në sy dhe më thua “Të dua”. “Të dua” nga unë është e cekët, pa emocione. Në më të mirën, nuk jemi asgjë veçse miq të mirë.

Në 18 muajt e fundit kemi fjetur bashkë vetëm 3 herë, me insistimin tënd. Një shok i ngushtë imi njëherë bëri një koment për sa herë flinte me partneren e tij. U depresionova kur dëgjova rutinën e tij.

Si një burrë 30 vjeç, dua të kem një grua që fle rregullisht me të, por jo me ty. Dua me dikë nga e cila tërhiqem dhe kam një lidhje emocionale. Thjesht, nuk mundem ta forcoj veten të të prek në atë lloj mënyre.

Kur nuk je pranë meje, jam shumë i lumtur!
Verën që shkoi ti vizitove familjen tënde për disa javë. Mbeta vetëm; isha i lumtur. Shumica e njerëzve mërziten kur kthehen në një shtëpi bosh, por unë isha jashtë mase i lumtur. Në zemrën time, dëshpërimisht shpresoja mos të ktheheshe.

E di që ti do bësh çdo gjë që t’më bësh të lumtur, por fatkeqësisht, nuk dua të jem më me ty. Të veçantat e tua, që për një moment m’u dukën argëtuese, tani më irritojnë jetën.

Gjithsesi, më mungon guximi të të them që dua divorcin. Nuk dua të të lëndoj, por nuk di si të ulem dhe ta bëj këtë diskutim.

Kurrë në jetë s’e kisha menduar se do martohesha dhe më pas do më tërhiqte ideja e divorcit. Teksa shoh pas, mendoj se nuk duhet të kisha pranuar kurrë të martohesha. Duhet ta kisha kuptuar dhe të mos pranoja vetëm që të bëja prindërit e mi të lumtur.

Siç thashë, nuk të dua, por as nuk dua të të lëndoj. Nuk jam egoist, por shumë i palumtur me situatën ku ndodhemi. V. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË