Ganimete Abazin apo Ganen siç e njeh publiku e ka dalluar gjithmonë zëri i saj unik me të cilin realizoj projekte që nuk u harruan asnjëherë nga publiku.

Edhe sot Ganja vazhdon të jetë aktive dhe shumë e angazhuar në mbrëmje muzikore e ahengje familjare, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është nga këngëtaret që pavarësisht viteve në skenë vazhdon të jetë mjaftë e mbajtur.

E dëshmojnë paraqitjet e saj gjithmonë elegante, duke treguar se i kushton shumë rëndësi fizikut. Madje shpesh bën eksperimente me dukjen e saj.

Por ajo që kemi vënë re është se Ganja në shumicën e rasteve zgjedh ngjyrën e zezë për ta veshur, madje pothuajse të gjithë fustanet i ka me këtë ngjyrë.

Përveç që e zeza simbolizon elegancën, a mund të ketë ndonjë kuptim tjetër për Ganen?/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË