Nuk u lajmërua disa javë, por u shfaq për Shën Valentin.

Këngëtarja e njohur Ganimete Abazi ndonëse në të 40-tat, vazhdon të deklarohet si beqare, shkruan “Kosovarja”.

Ganja ka preferuar ti përkushtohet karrierës, ndërkohë që ka arritur suksese të shumta si këngëtare.

Ajo është karakterizuar gjithmonë për zërin e saj veçantë. E krahas këndimit Ganja është dalluar gjithmonë edhe për stilin e saj çdoherë në hap me trendet më të fundit.

Varësisht karrierës së gjatë këngëtarja duket gjithmonë energjike dhe e freskët.

Ndonëse vazhdimish është folur e përfolur se pse vazhdon të mbetet beqare, Ganja nuk është që u deklarua për secilen pyetje të publikut.

Ajo ka vazhduar aktivitetet dhe jetën e saj ashtu siç e ka planifikuar. Por, dilemat se mund të ketë diçka të re tek ajo lindin pas postimit të fundit të saj.

Për Shën Valentin Ganja ka shkuar në Zvicër, teksa ka pozuar e veshur në të kuqe, por me kë festoi këngëtarja?/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË