Ganimete Abazi apo ndryshe e njohur te publiku si Ganja është ndër ata zëra që në mënyrë të palodhshme i solli publikut shumë këngë të bukura.

Këngëtarja e hitit “Mirupafshim” po vazhdon ta bëjë këtë edhe pas shumë viteve karrierë, shkruan “Kosovarja”.

Një gjë që e ka karakterizuar Ganen si këngëtare ka qenë ngjyra zezë si favorit në veshjet e saja, e siç duket këngëtarja ka vendosur të heqë dorë nga dashuria ndaj ngjyrës së saj të preferuar.

Ndryshe, prej herave tjera kur çdo herë e shihnim me fustane të zi, këngëtarja shfaqet e veshur me komplete ngjyrë vjollce që po i rrinë shumë mirë.

Ndryshe këngëtarja ka kohë që këndon bashkë me grupin ‘Pro Band’./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË