Aktorja e njohur turke, Ebru Özkan dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur shqiptar, Ertan Shabani në janar të vitit 2018 janë bërë prindë për herë të parë.

Ebru e cila te ne njihet si ‘Dilara’ nga seriali “Fate të Kryqëzuara”, dhe Ertani janë bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin “Biricik”, shkruan rtv21.tv

Edhe pse ka kaluar 1 vit e gjysëm nga lindja e vajzë ende nuk kanë trguar fytyrën e vogëlushes së tyre. Siç raportojnë mediat turke, arsyeja e vetme pse çifti ende nuk kanë zbuluar fytyrën e vajzës qëndron tek, privatsia e saj.

Madje. Ertani dhe Ebru nuk mendojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe një kohë të gjatë. Ndryshe, kujtojmë se Ebru dhe Ertani kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2016. të cilët kishin organizuar një festë madhëshotre.

 

MUND TË JU PËLQEJNË