Janë me qindra faktorë që duhen konsideruar para se të zgjedhim një drejtim të caktuar karriere, që më pas do të na çojë drejt suksesit.

Gjithsesi, puna që iu përshtatet bazuar në shenjën e horoskopit, do t’ju bëjë t’i jepni përgjigje shumë pyetjeve.

Dashi– TrajnerNëse ka një fushë ku Dashi shkëlqen është pikërisht trajnimi, në çdo lloj të tij. Kjo sepse Dashët kanë aftësinë për ta parë me lehtësi pamjen e plotë dhe të ndihmojnë të tjerët për të qenë të suksesshëm.

Demi– AutorDemi shijon gjërat më të thjeshta të jetës. Fakti që ata janë të dhënë pas leximit, e thekson edhe më shumë drejtimin e karrierës ku mund të shkëlqejnë.Binjakët- Personazh mediatikBinjakët janë të lezetshëm, socialë dhe mjeshtra të komunikimit. Ata dinë shumë mirë si të sillen në një dhomë të mbushur me njerëz, kështu që televizioni është bërë për ta.

Gaforrja- MësimdhëniaGaforret ndihen rehat teksa shohin një klasë të mbushur plot që pret për leksionet e tij/saj. Ato kanë aftësinë të ruajnë qetësinë në një situatë tensioni dhe kjo është një pikë e shtuar për edukimin.Luani- Këshillues karriereLuanët janë motivues të mëdhenj. Janë të paparë për t’i ofruar besim apo mbështetje të gjithë atyre që janë të rënë moralisht.

Virgjëresha-MjekSi të orientuar pas detajeve, Virgjëresha e gjen veten në fushën e mjekësisë. Një mjek apo infermier duhet të jetë se s’bën i organizuar dhe nëse është Virgjëreshë e bën më së miri këtë.

Peshorja– DiplomatAskush më shumë se Peshoret nuk bazohen tek morali i tyre. Kjo shenjë ka shumë gjasa të jetë në krye të kongreseve, senateve apo pse jo, edhe në krye të një vendi.

Akrepi-ArtistMuzikant apo regjisor, s’ka rëndësi. Ti krijon shumë nga emocionet e brendshme, kështu që mos ki frikë ta bësh botën disi më ndryshe.

Shigjetari- ProfesorEnergjia e një Shigjetari duhet me patjetër në këtë fushë.

Bricjapi-CEOBricjapët kanë lindur për të qenë shefa. Ata e kanë pasion biznesin dhe e gjejnë gjithnjë veten duke drejtuar diçka.

Ujori– HumanitarUjorët janë gjithnjë në kërkim të diçkaje më të mirë për të ndryshuar botën. Do të bënin gjithçka për të vënë drejtësi dhe humanizmi është fillimi i rrugës.

Peshqit– TerapistThirrja natyrale e Peshqëve është të punoj me trurin e njeriut! Si empatikë të tmerrshëm që janë, një psikologe e shenjës së Peshqëve s’do të ishte kurrë e dështuar.

MUND TË JU PËLQEJNË