Halim Berisha është njëri ndër aktorët e humoristët më të pëlqyer të vendit, shkruan “Kosovarja”.

Ai njihet për rolet e tij të suksesshme, por më i njohuri e më i pëlqyeri mbetet ai i Hashim Thaçit.

Aktori e imiton aq mirë presidentin e vendit sa që vështirë dallohet se nuk është ai.

Përveç me rolet e tij në emisione të ndryshme, Halimi është aktiv edhe në dasma e ahengje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ku me skeqet e tij i bën njerëzit të qeshin e argëtohen.

E kemi parë si humorist, por pak e njohim Halimin në jetën e përditshme. Ai është i martuar dhe baba i përkushtuar i dy djemëve.

Kurse sot në familjen e tij ka festë, kjo pasi bashkëshortja e tij ka ditëlindjen. E në këtë rast ai është bërë kaq romantik ,duke e  uruar me fjalët më të mira.

“Urime loqke ditëlindja, të paçim gjithmonë. Të dua <3”./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË