Sami Thaqi, polici që ndërroi jetë mbrëmë në Zhur të Prizrenit nga një aksion anti-drogë ka lënë pas vetës tre fëmijë.

Kështu ka bërë të ditur djali i axhës së tij, Faton Thaqi.

Ai ka thënë gjithashtu se fëmijë i madh është 10 vjeç ndërsa i vogli 3 vjeç.

“Ka qenë një person që e respektonte i gjithë katundin. Ka qenë shumë njeri i sinqertë, lajmi për të ka qenë shumë i rëndë për ne si familjarët e tij. Ai mbrapa la 3 fëmijë, djali më i madh ka qenë 10 vjeçar dhe më i vogli 3 vjeçar”, deklaroi Faton Thaçi për arbresh.info

Familjarët kanë bërë të ditur gjithashtu se Sami Thaqi që në moshën 16 vjeçare kishet qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ndërroi jetë mbrëmë pas plagëve të marra në një shpërthim që ndodhi mbrëmë gjatë një aksioni policor në Zhur të Prizrenit.

MUND TË JU PËLQEJNË