Me nderimë të larta policore, sot po i jepet lamtumira e fundit, policit që vdiq tragjikisht dje në Prizren, Sami Thaqi.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin figura të njohura politike dhe qytetarë nga e gjithë Kosova, shkruan lajmi. net.

Varrimi i Thaqit u bë në fshatin Shkarashnik të Malishevës.

Thaqi vdiq dje tragjikisht në një aksion bastisjeje të Policisë së Kosovës në fshatin Zhur të Prizrenit, pas një shpërthimi.

I arrestuar si i dyshuar në këtë rast është një person, mirëpo i njëjti nga hetimet fillestare nuk është duke u hetuar për veprën penale të vrasjes, por atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në këtë ceremoni tha se Thaqi u inkuadrua më 15 janar të vitit 2005 në Policinë e Kosovës.

“Duke qenë gjithëherë i gatshëm për t’i shërbyer vendit, njëherë si pjesëtar i UÇK-së, e më pastaj si pjesëtar i policisë së Kosovës. Ai në Policinë e Kosovës u inkuadrua më 15 janar të vitit 2005. Ai ka shërbyer në sektore të ndryshme, nga Njësia Speciale deri në Njësitin për Hetimin e Narkotikëve. Duke qenë gjithëherë i gatshëm për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve, air a heroikisht në kryerjen e detyrës zyrtare.

MUND TË JU PËLQEJNË