Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka shpërthyer keq pas një deklarate të aktorit të njohur të humorit Bes Kallakut, i cili teksa ka qenë i ftuar në emisionin, Shiko Kush LUAN, ka nënvlerësuar Encën.

Në postimet që këngëtarja ka bërë një profilin e saj në Instagram ka reaguar për deklaratën që ka bërë Bes Kallaku, duke thënë se ky i fundit ka harruar që ka qenë ai që e ka ftuar të merrte pjesë në filmin e tij Falco, por që ajo ka refuzuar të merrte pjesë

E në fund Enca i drejtohet Besit duke i thënë se s’ke punuar ndonjëherë me mua dhe nuk e di profesionalizmin tim, por nga ky rast nuk do të kesh më mundësinë të punosh me mua.

Pas këtij reagimi pritet fjala e Besit se ç’mund të thotë pas kësaj përgjigjie që i dha Enca.

MUND TË JU PËLQEJNË