Pirja pasive e duhanit ka ndikim të madh në fëmijëri Adoleshentët që nuk pijnë cigare janë më të rrezikuar nga vdekja nëse ata që rriten me prindër që pijnë cigare, sipas një studimi të US.

Studimi thotë se pirja pasive e duhanit në fëmijëri shton numrin në 7 vdekje nga 100 mijë adoleshentë. Studimi me mbi 70 mijë mospërdorues të cigares, si femra dhe meshkuj u mbajt nga American Cancer Society. Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për t’i mbrojtur fëmijët e tyre është që t’i japin fund pirjes së duhanit. Nëse ata kanë jetuar me ndonjë përdorues të cigares në adoleshencë më vonë shfaqen komplikimet shëndetësore, sipas studimit. Ekspozimi ndaj cigares për 10 ose më shumë orë brenda javës e rrit rrezikun nga vdekja nga sëmundja e zemrës 27%, mushkëritë 23 % dhe nga sistemi i frymëmarrjes 42%, krahasuar me ata që jetojnë me mospërdorues të cigares.

Studimi u publikua në American Journal of Preventive Medicine. Hazel Cheeseman, nga grupi Action on Smoking and Health, tha: “Studimi i fundit është bërë me qëllim vetëdijësimi që përdoruesit të largojnë cigaren dhe t’i mbrojnë fëmijët nga rreziku. Mënyra më e mirë është të parandalohet ajo”. Dr Nick Hopkinson, këshilltar mjekësor në British Lung Foundation, u pajtua se : “Pirja pasive e duhanit ka ndikim të madh në fëmijëri. Fatkeqësisht, shërbimet për ndalimin e cigares në UK nuk funksionojnë. Ne duhet të sigurohemi që posaçërisht fëmijëve dhe grave të martuara që pinë, duhet t’iu ofrohet ndihmë për të parandaluar pirjen e duhanit”. Po ashtu fëmijët, prindërit e të cilëve pinë cigare, janë të rrezikuar nga astma dhe shkatërrimi i mushkërive. Ky studim tregon se efektet e ekspozimit ndaj cigares në fëmijëri afektojnë adoleshencën

 

MUND TË JU PËLQEJNË