Të gjithë e kujtojmë me nostalgji kohën e fëmijërisë. Kujtojmë sidomos mëngjeset e të dielave, kur shtëpia mbushej me aromën e petullave që piqte nëna në kuzhinë.

Kjo recetë do t’ua kujtojë ato kohëra…. Me Shije!

Tharmie bukës e vë të fermentohet me qumësht e sheqer. Pastaj nis e bën brumin me të gjithë përbërësit. E lë të pushojë në një vend të ngrohtë, derisa të dyfishohet masa.

Pastaj brumin e tëhollon direkt (pa e ngjeshur) në një petë të madhe me trashësi rreth 1 cm. E ndan në format që do dhe i lë të pushojnë edhe nja 10-15 min të mbuluara.

Piqen në vaj të nxehtë, në temperaturë mesatare duke i rrotulluar herë pas herë që të mos digjen. Mund t’i zbukurosh me sheqer pluhur.

MUND TË JU PËLQEJNË