Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se personi i tretë që ka ndërruar jetë dje pasi ishte plagosur në konfliktin që kishte ndodhur në lagjen e spitalit, Gani Rafuna, ka qenë njeri shumë i urtë dhe i drejtë, me qëllimin e vetëm që të sigurojë mirëqenie për familjen e tij.

Ahmeti ka thënë se Rafuna kishte qenë kalimtar i rastit kishte shkuar për ta marr mbesën në shkollë dhe plumbi nga të shtënat e kishte lënduar rëndë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Dje ka ndërruar jetë viktima e tretë nga rasti tragjik në Lagjen Mat. Gani Rafuna, kalimtar i rastit kishte shkuar për ta marr mbesën në shkollë dhe plumbi nga të shtënat e kishte lënduar rëndë. Ganiun e kam njohur për shkak se tre vite kemi punuar bashkë. Ka qenë njeri shumë i urtë dhe i drejtë, me qëllimin e vetëm që të sigurojë mirëqenie për familjen e tij.

Ngushëllime familjes, e u preht në paqe!

Le të jetë kjo fundi i lajmeve të këqija në këtë tragjedi, e shpresojmë që rasti i Ganiut të shërbejë si shembull që përleshjet e tilla mos të ndodhin askund e mos ti nodhin askujt.

MUND TË JU PËLQEJNË