Dy persona kanë humbur jetën në autostradën “Ibrahim Rugova” në orët e para të mëngjesit. Bëhet fjalë për një 20 vjeçar, me inicialet G.G dhe një 26 vjeçar me inicialet A.B, të cilit ishin punëtorë të një kompania që ofron shërbime të udhëtimit brenda dhe jashtë Kosovës. Policia ka bërë të ditur se të njejtit duke kaluar nga njëra trase në tjetrën kane rëne në humnerë dhe si pasojë kanë humbur jetën.

Në orët e para të mëngjesit dy persona kanë humbur jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ata ishin punëtorë të një kompanie që ofron shërbime të udhëtimit brenda dhe jashtë Kosovës, ndërkohë që aksidenti ka ndodhur derisa ata ishin duke kaluar mbi urën me nr. 11 në autostradë.

“Me datë 29.06.2019 rreth orës 00:07 minuta përmes Qendrës Rajonale të Komunikimit , Policia është informuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin Suharekë- Duhël në afërsi të fshatin Sllapuzhan, dy persona duke kaluar mbi urën me nr. 11 në autostradë duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rëne në humnere dhe me këtë rast si pasojë kanë gjetur vdekjen”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ndalimi i tyre në autostradë ishte bëre me qëllimin e shkëmbimit të gjërave nga njëri autobus në tjetrin.

Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë, që deri tash janë intervistuar një numër i dëshmitareve lidhur me rastin. “Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dal nga autobusët”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Express

MUND TË JU PËLQEJNË