Muhamet Krasniqi, ish-luftëtar i UÇK-së, ishte i ftuari i fundit nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, derisa në muajin tjetër (korrik) priten edhe dhjetëra ftesa të reja. Kështu ka deklaruar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, i cili ka konfirmuar që gjatë ditës së hënë tre ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë konfirmuar ftesën e tyre nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Ne si OVL kemi deklaruar me kohë që priten ftesa të reja në muajin qershor dhe në muajin korrik. Kanë filluar ftesat, por nuk e dimë saktësisht se sa ftesa kanë ardhur. Të hënën përveç Muhamet Krasniqit janë paraqitur edhe dy persona, të cilët kanë marrë ftesë nga Prokuroria e Specializuar dhe shumë shpejt do të bëhen publikë”, ka deklaruar ai. I pari i OVL-së po ashtu ka bërë të ditur që aktualisht mbi 60 persona janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Në anën tjetër ish-pjesëtarë të UÇK-së shprehen pesimistë se Gjykata Speciale mund të sjellë drejtësi për luftën mes Kosovës dhe Serbisë, kjo sepse ajo është gjykatë e njëanshme dhe nuk i heton krimet e serbëve në Kosovë.

Madje ata vlerësojnë që kjo gjykatë do të dështojë./Zëri/

MUND TË JU PËLQEJNË