Policia në Deçan ka arrestuar një person i cili dyshohet se derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor. Nga plagët e shkaktuara nga aksidenti, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fshatin Baballoq të Deçanit, ku i dyshuari ka goditur këmbësorin i cili ishte shtetas i Shqipërisë.

“Si pasoj e goditjes viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar vendim mbi ndalim dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thekson policia në raportin 24 orësh.

MUND TË JU PËLQEJNË