Ishte kur ishte ajo kohë që këngëtarët e estradës sonë të jenë të parët dhe më të ndjekurit nga publiku.

Tash kohët dhe gjërat kanë ndryshuar, dhe ata që po marrin hov dhe vëmendje maksimale janë fëmijët e tyre e që prindërit e tyre po mbetin në zero kundrejt tyre, shkruan Kosovarja.

E njëjta po ndodhë me të bijat e këngëtarëve të popullarizuar, Nysret Muqiqi dhe Merita Spahiut, shkruan Kosovarja.

Me vajzën e tyre të madhe, Bionën, jemi njoftuar kaherë e cila gjithmonë ka shfaqur interesim për tu ekspozuar dhe për tu vënë re dhe për ti bërë të etur në kërkimin e saj një mori fansash të të prindërve.

E, për dallim nga e motra, sugaresha e shtëpisë, Anea, ka qenë totalisht ndryshe dhe më e tërhequr nga mediat, e që deri vonë është karakterizuar edhe me shumë tipare mashkullore.

Por, duke u rritur dhe ndryshuar, Anea tani po është më e aktivizuar rreth prezantimeve publike kështu edhe duke ia parë hajrin hapave të së motrës, që me gjasë ti ketë lakmuar tej mase, dhe sigurisht për këtë duket të jetë falënderuese ndaj saj që më në fund doli në pah.

E, për ju që nuk e njihni ende të voglën e familjes më të komentuar dhe më të njohur, atëherë ne ua prezantojmë disa fotografi të saj, të cilat jo rrallë herë edhe i keni kërkuar. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË