Fjona Gllavica, aktorja e shkolluar kosovare, por që në publik u bë e njohur përmes rolit komik në “Çka ka shpija”, vetëm pak ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë, shkruan “Kosovarja”.

Aktorja simpatike është martuar me partnerin e saj shumë vjeçar me një dasmë që po cilësohet si madhështore.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj u kurorëzhan nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndërkohë që në dasëm Gllavica kishte njerëzit e saj më të dashur, shkruan “Kosovarja”.

Por, i mungoj dikush, madje shumë. Mes të dashurve, ajo nuk e kishte të ëmën, e cila ka ndërruar jetë vite më parë dhe Fjones i mungon gjithmonë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË