Ish miss Kosova 2006 Besa Gashi vazhdon të konsiderohet ndër femrat më të bukura të Kosovës e më gjerë.

Pamja e saj qysh prej që rrëmbeu kurorën e më të bukurës duket u bë akoma më e këndshme, shkruan “Kosovarja”.

Besa përgjatë këtyre viteve gjithmonë është dalluar për paraqitjet plotë elegancë, ku asnjëherë nuk ka zhgënjyer me pamjen.

Ajo herë pas herë publikon imazhe në rrjetet sociale ku numëron ndjekës të shumtë që e pëlqejnë qysh nga fillimi i karrierës.

Sa i përket jetës private kujtojmë se Besa është e martuar me Albert Krasniqin, ish menaxherin e labelit “Babastars”, me të cilin kanë një vajzë bukuroshe.

E sot Besa ka ndarë disa fjalë të bukura dhe foto për ditëlindjen e bashkëshortit.

Në fotografinë e parë teksa shfaqet me Albertin e vajzën shkruan:
“Urime ditëlindja dashuri e jetes! Te uroj jete te gjat dhe çdo te mire, te duam shume”.

Kurse fotografia e dytë për më tepër zbulon më shumë, e shtrirë mbi krahët e bashkëshortit i cili duket se ka një tatuazh kobrën, bukuroshja shkruan:
“Unë gjithmonë ndjehem i sigurt në krahët e tu”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË