Besa Gashi ende cilësohet si një nga femrat më të bukura shqiptare edhe pse ka kohë që dorëzoi kurorën, epitetin e Misit po e ruan akoma me fanatizëm.

Eleganca dhe sharmi i saj që e sjell në çdo paraqitje dhe për bukurinë që ka e bën që emri i saj të lakohet shpesh nga mediat rozë, shkruan Kosovarja.

Besa është shumë aktive në rrjete sociale duke ndarë imazhe të ndryshme nga jeta e saj luksoze.

Me imazhin e fundit Besa është paraqitur e veshur me rroba sportive e ulur në kolltuk në një ambient të këndshëm, dhe ky stil i veshjes mori vëmendjën.

Kjo është paraqitje ndryshe nga ashtu siç jemi mësuar ta shohim Besën, por e vërteta është se po i rrin bukur./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË