Jeta e Safete Mustafes ndryshoj plotësisht kur ajo e humbi bashkëshortin, që ishte dashuria e parë e saj, njeriu me të cilin sjelli në jetë dy vajza, që janë drita e syve të saj, shkruan “Kosovarja”.

I shoqi i Safetes, ishte edhe menaxheri i saj, që me shumë përkushtim përpiqej ta drejtonte karrieren e motrave Mustafa.

Pas ikjes nga kjo botë, Safetja e Sahidja prezantuan para publikut këngën më mallëngjyese me titull “Shpirti im”, një këngë që posa ta dëgjosh, ndjen dhimbjen e thellë të një gruaje që e humb personin e zemres, të një nënë që do ti rrisë e vetme fëmijët, shkruan “Kosovarja”.

Në start të vidoklipit, ndeshen edhe foto nga martesa e Safetes.

Ndryshe, këngëtarja tashmë ka krijuar një ketë të re, po e vazhdon sukseshëm rrugën e muzikës dhe po duket shumë bukur.

MUND TË JU PËLQEJNË