Një nga arsyet më të zakonshme pse njerëzit hanë produktet organike është se ata duan të shmangin kimikatet e dëmshme të përdorura në prodhimin masiv.

Pesticidet shoqërohen me shumë probleme shëndetësore në shumë studime dhe shumë prej tyre karakterizohen si kancerogjene që dobësojnë sistemin endokrin, transmeton KosovaPress.Për të ndihmuar konsumatorët të zgjedhin ushqimet më pak të spërkatura,

Task Forca jofitimprurëse për Ruajtjen e Mjedisit në SHBA ka lëshuar një listë të produkteve që janë më të trajtueshme me pesticide. Lista bazohet në të dhënat e marra nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë. Ushqimet që përmbajnë më së shumti pesticide janë dredhëzat, në të cilat mbesin rreth 20 pesticide, pas larjes, dukshëm më shumë se produktet e tjera.

Në vendin e dytë është spinaqi, dhe sipas sasisë së madhe të pesticideve dallohen mollët, rrushi, kajsia, qershia, dardhat, domatet, selino, patatet dhe specat.

MUND TË JU PËLQEJNË