Një prej çifteve të njohura të show bizit janë edhe Yong Zerka dhe Ronela Hajati.

Young Zerka dhe Ronela Hajati ka vite që janë në lidhje dashurie, edhe pse nuk e kanë pranuar publikisht, por dyshja shpeshherë janë fotografuar së bashku.

Mirëpo, dy ditë më parë Young Zerka u fotografua në momente intime me një bjonde në jug të Shqipërisë.

Bjondja në fjalë, Joana Alimema mbrëmë bëri një reagim të vogël, duke publikuar fotografi me Young Zerkën, ku shkroi “Upsss”.

Ndërsa ditën e sotme është bërë e gjallë edhe Ronela Hajati, e cila ka dy javë që ka udhëtuar drejt New York.

“Vejushë e zezë”, shkruan Ronela Hajati në fotografinë e publikuar.

MUND TË JU PËLQEJNË