Ka përfunduar autopsia e vdekjes së reperit Mac Miller, por shkaku i vdekjes së Mac nuk është përcaktuar ende.

“Autopsia përfundoi dhe shkaku i vdekjes nuk ka dalë akoma, jemi në pritje të analizave shtesë,”-tha Sarah Ardalani, zëdhënësja e gjykatëses së qarkut në Los Anxhelos.

Mac Miller vdiq në moshën 26-vjeçare, ku u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në Kaliforni të premten. Shkaku i vdekjes nuk do të njoftohet derisa të dalin rezultatet e testeve laboratorike dhe kjo mund të zgjasë javë ose muaj, sipas Ardalani. Deri tani nga raportimet paraprake Miller ka vdekur si rezultat i mbidozës së drogës.

Shtëpia e të ndjerit thuhet se është “pastruar” në mënyrë që të mos ketë prova për përdorimin e drogës. Raportohet se vetëm një sasi e vogël pluhuri të bardhë u gjet në shtëpinë e Millerit kur policia nisi kërkimin e provave për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Një burim për ‘People’ tha se Mac kaloi mbrëmjen e së enjtes me miqtë e tij duke parë futboll.

MUND TË JU PËLQEJNË