Emisioni “Duplex”, përveç humorit që dhuron çdo javë njihet edhe për kastin mjaft të spikatur të aktorëve, që marrin goxha vëmendje në shtypin rozë.

Këtë sezon, këtij kastit iu bashkuan edhe dy bukuroshet Arta Elezaj dhe Rashel Kolaneci.

Arta ishte pjesë e programit që prej fillimit të këtij sezoni ndërsa Rashel iu bashkua muajin e kaluar.Mirëpo, mesa duket dy vajzat siç duket nuk do t’i shohim më në ‘Duplex’.

Ato munguar në dy puntatat e fundit dhe kjo justifikohet me faktin se mund të jenë larguar nga programi.

Megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur vërtetë.