Kanë kaluar dy vite që kur e lansoi këngën e saj “Si atëherë” që u pëlqye shumë.

Këngëtarja Adelina Emini po i rikthehet këngës, kësaj radhe me një baladë që pritet ta publikojë shumë shpejt, shkruan lajmi.net

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar edhe bashkëpunëtorët e këtij projekti.

Muzikën ia ka besuar Darko Dimitrov që ta realizojë kurse teksti është shkruar nga Lindon Berisha.

Balada e Adelinës është finlizuar edhe me klip nga Pinkmoon.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Adelina zbuloi pak por duket me një pamje përrallore dhe si gjithmonë di si të “godasë” me pamje por edhe me zë.

Se çka do na sjell, presim të shohim.

MUND TË JU PËLQEJNË