Në ekranin e RTV21 aktualisht është duke u transmetuar seriali turk “Emri im është engjëll”.

Ngjarja e cila po zhvillohet në këtë serial po merr vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera. Në personazhin kryesor është “Meleku” e cila dëshiron të rindërtojë jetën e saj me familjen dhe fëmijët, por duke u përballur vazhdimisht me sfida të rënda.

Por, përveç te “Meleku” në këtë serial vuajtja troket te secili personazh. Si temë kryesore është edhe prishja e miqësisë së dy shokëve të fëmijërisë.

Të gjitha këto harrohen posa të ndalet drita e kamerës. I gjithë ekipi jashtë skenarit të serialit janë të shoqëruar me njërin-tjetrin çka në serial nuk e shihni te disa prej aktorëve.

Më poshtë mund t’i shihni disa prej prapaskenave të serialit “Emri im është engjëll”. Seriali transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË