Për zgjedhjet nacionale të tetorit do të garojnë hic më pak se 25 parti politike të certifikura!

Në një shtet të vogël kaq shumë parti në garë, për ta kaluar pragun, don të thotë minimizim i mundësive për ta pasur një parti mazhoritare që do ta bënte vetë qeverinë e Republikës së Kosovës .

Cilat janë reperkusionet reale të këtij pluraliteti ku vota elektorale digjet pa dhënë asnjë efekt?
Kosova me 25 parti në tregun elektoral, pamundëson një qeveri mazhorante. Kur nuk e ke një pushtet nga një parti, apo bllok partiak, qeveria bëhet mishmash sikur që ishte deri më tani, e ku imponohet të ketë staf qeveritrar që kalon shifrën 100 ministra ,kryeministra, apo staf kabinetik të kryemnistrit! Pse?

Të gjithë ata që futen në koalicion qeverisës, kërkojnë kushte, sikur Behgjet Pacolli me AKR-në e 2 a 3% të votave, duke marrë nën menagjim digasterët kryesorë të shtetit!

Një parti që nuk e kalon pragun zgjedhor, ta ketë shtetin në dorë, nuk është bash pa krim!
Mandatari i qeverisë, po e zëmë sikur Ramushi që ishte, apo kryemnistrat tjerë para tij, detyrohen të pranojnë rregulla dhe kritere të pashkruara, duke mos pasë sovranitet mbi ministrat e një partie tjetër, sepse partia e tij mund të del nga qeverisja dhe ta rrëzojë tërë qeverinë, cka kemi pasë kësi raste në mandatet qeverisëse!

Kosovës, realisht nuk i duhen më shumë se katër parti, brenda të cilave do të shpërndahej vota elektorale. Mund të jetë një parti populliste, me gjasë pak më radikale qysh e kanë gati të gjitha shtetet evropiane, që edhe në mos e realizojnë idenë e identitetit ekonomik, politik e kulturor të kombit, të paktën ta mbajnë gjallë unin e tyre historik. Me gjasë kushtetuta e BE-së duke promovuar standarde vlerash internacionale, fut në acid brendin e një kombi si shkombëtarizim në këmbim të pranimit të BE!

Mund të jetë një LDK, mund të jetë një PDK, mund të jetë një AAK dhe brenda të gjitha këtyre partive të jenë të gjitha vlerat e majta e të djathta!

Të gjitha programet e partive, përafërsishtë janë të njejtë në Kosovë, sado që akterët e tyre thirren në krah e në qendër me programe socialdemokrate e të integrimeve. Juristët janë munduar ta qëndisin cdo program të partisë së tyre me lule që nuk kanë erë lulesh, sepse në një vend pa ekonomi ,pa fabrika, pa eksport dhe me një pronë të shitur publike, programi social mund të bëhet vetëm për lypës!

Cka i duhen Kosovës 25 parti politike?

SHBA, i ka dy parti rivale ku përqëndrohet vota elektorale dhe gjithashtu Gjermania ndanë votën mes CDU-së dhe SPD-së, normal me praninë e partisë së Gjelbërt që sa herë nuk shkojnë punët mirë në partitë e mëdha,votuesi e hedhë votën tek të Gjelbërtit.
Kohët e fundit kanë avancuar edhe krahët radikalë në Francë e në Gjermani, duke ngritur zërin në kundërshtim të emigracionit në vendet e tyre si një model të ri në kuadër të BE-së. Safet Krivaca /Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË