Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore në Kosovë dhe nga mesnata nis heshtja parazgjedhore. Katër parti presin të finalizojnë objektivat e tyre në bërjen e qeverisë: LDK, PDK, AAK dhe VV. Secila pret t’i fitojë zgjedhjet e gjashtë tetorit, shkruan “Kosovarja”.

Është realitet se këto parti kanë bërë fushatë shumë dinamike para elektoratit të vet. Por, risi më dinamike për bërjen e qeverisë ka ofruar LDK-ja, shkaku i kandidates për kryeministre Vjosa Osmani.

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja është duke marrë edhe mbështetjen e disa institucioneve të BE-së, që e shohin si zonjë të përgatitur për ta quar Kosovën drejt integrimeve euroatlantike.

Kandidatët e katër partive, e që presin fitoren, kanë treguar se kanë vizion dhe ide për zgjidhjen e shumë problemeve të Kosovës.

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, në këtë fushatë ka treguar se është i përgatitur për të drejtuar shtetin e Kosovës me shumë reforma në sistemin e drejtësisë dhe ekonomisë kosovare.

Ramush Haradinaj, gjithashtu, është dëshmuar se është një burrështetas i së vërtetës dhe i drejtësisë me vizion që paraqet qëndrim të prerë në raport me shumë procese karshi Serbisë.

Albin Kurti nga VV shpesh është treguar injorues ndaj kandidatëve të partive të tjera për kryeministër dhe kjo pritet ta dëmtojë votën e tij.

E shtuna do të jetë heshtje, kurse e diela ditë votimi. Qeverinë e re e presin sfida të menjëhershme, dy prej të cilave do të jenë vendimtare:

Heqja e taksës, e që duhet të kalojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’u hapur rrugë bisedimeve me Serbinë, për çka SHBA-të e kanë emëruar diplomatin e formatit të vet për t’i dhënë fund nyjës së Ballkanit.

Andaj, secili kandidat për kryeministër që do të vjen nga cilado parti, ka mundësi ta cenojë karrierën e vet politike, meqë Kosova dhe Serbia do të kenë zgjidhje të dhimbshme, siç thonë politikanët euro-amerikanë. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË